Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka zhvendosur lokacionin e zhvillimit të ndeshjes së barazhit mes Rahovecit dhe Istogut.

Ndeshja më e rëndësishme e sezonit zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ky vendim i FFK-së nuk dihet pse është marrë, ani pse të gjithë tifozëve u ka konvenuar që ndeshja të zhvillohet në Gjakovë, si atyre të Istogut, ashtu edhe atyre të Rahovecit.

Kështu, tash mijëra qytetarë do të duhet të drejtohen në Drenas për këtë ndeshje shumë të rëndësishme për Rahovecin. /Rahoveci24/