Pas punës së palodhshme të menaxherit të shkollë dhe po ashtu pedagogut të mirënjohur Naser Dula, shkolla “Faik Sylka”, ka marrë disa donacione, që i kanë ndihmuar në funksionalizimin e shkollës.

Më datë 21 janar u festua katër vjetori i themelimit dhe dita e shkollës së mesme të ulët të muzikës “Faik Sylka”, në Rahovec. Drejtoresha e DKA-së, prof.Vjollca Vuçiterna i uroj të gjithë nxënësve dhe stafin e shkollës, duke i dëshiruar shumë suksese, dhe u zotua se do ta përkrahin edhe në të ardhme këtë shkollë. Kurse, shkolla kishte përgatitur për këtë përvjetor një program të pasur artistik me nxënës të përgatitur nga kolektivi i kësaj shkolle. Mysafirë ishin disa nxënës në klarinetë dhe flaut nga shkolla e muzikës “Lorenc Antoni”, nga Prizren, ku prezent ishte edhe drejtori i sh.m. të muzikës në Prizren, prof. Vesel Krasniqi. Shkolla e muzikës “Faik Sylka”, si shkolla më e re e muzikës është themeluar me 5 janar të vitit 2012, ku iniciator I themelimit të saj ishe artisti I dalluar kosovar, kitaristi i mirënjohur prof. mr. Naser Dula. Komuna e Rahovecit e ka mirëpritur shumë ketë iniciative dhe e ka përkrahur maksimalisht këtë projekt, i cili ishte shumë i nevojshëm për fëmijët talentet të kësaj komune, e cila ishte shumë e prekur nga lufta.

Pas një viti pune të kësaj shkolle Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës e kompletoi me licencën këtë shkollë profesionale. Duhet theksuar se punëtorët e kësaj shkolle në fillim kanë punuar 6 muaj pa paga, duke kontribuar në baza vullnetare. Kurse, nga shtatori i vitit 2012 deri në mars të vitit 2014 janë financuar nga buxheti i komunës me kontrata të përkohshme. Me ardhjen e kryetarit te ri prof.dr. Idriz Vehapi, i cili i ka premtuar menaxherit të kësaj shkolle z. Naser Dula se nëse vjen në pushtet ai do ti rregullojë kolektivin e shkollës me konkurs të rregullt dhe këtë premtim ai e realizoi dhe në muajin prill të vitit 2014 e zyrtarizoi shkollën e muzikës duke i pranuar 5 punëtorë në konkurs të rregullt, ku tani ata marrin paga në kuadër buxhetit të Kosovës, nga MASHT-i.

Dhe më 2 dhjetor të vitit 2015 shkolla e muzikës emërtohet me emrin FAIK SYLKA, ku kryetari dr.Idriz Vehapi, së bashku me drejtoreshën e DKA-së, Vjollca Vuçiterna ia dorëzuan prof. Dulës vendimin e emërtimit të shkollës nga Ministria e Arsimit të Kosovës nënshkruar nga Ministri i Arsimit Prof.Dr. Arsim Bajrami. “Emri Faik Sylka është shumë i merituar. I ndjeri ishte pedagog i muzikës shumë vite me radhë që punoi nga viti 1974 deri vitin 1998 ku ka dhënë shumë kontribut të madh në arsim, në lëndën e Kulturës muzikore, duke e udhëheq mbi 20 vjet orkestër për fëmijë. Është ekzekutuar fatkeqësisht rëndë nga forcat paramilitare serbe më 20 korrik të vitit 1998, ku për fat të keq ende eshtrat e tij nuk janë gjetur nga ajo kohe kur është ekzekutuar”, tha për VIPSTAR, profesor Naser Dula. Dhe puna e prof Dulës nuk u la pa u vërejt nga kryetari Vehapi, për organizim të kësaj shkolle dhe ngritjen e cilësisë, kjo për shkak se Naser Dula për dy vjet e ka kompletuar në tërësi shkollën e muzikës “’Faik Sylka”, si institucion arsimor.

Shkolla ka marrë donacione të ndryshme:
Falë punës së palodhshme të menaxherit të shkollë dhe po ashtu pedagogut të mirënjohur Naser Dula, shkolla “Faik Sylka”, ka marrë disa donacione, që i kanë ndihmuar në funksionalizimin e shkollës. Kjo shkollë në nëntor të vitit 2015 ka fituar një donacion shumë të madh nga artistja Dorathea Frakhaser nga Baseli i Zvicrës, ku i ka dhuruar kësaj shkolle shumë instrumentet të ndryshme muzikore, si: Pianino, Violina, Violinçelo, Kitara, Flauta, Klarineta dhe disa instrumentet ritmike. Kjo ishte merita e menaxherit z. Dula, i cili ka gjetur mirëkuptim kontakti me këtë donatore nga Zvicra që i ka ndihmuar disa shkollave të muzikës në Kosovë. Po ashtu kjo donatore i ka afruar 4 bashkëpunëtore vullnetar, si pedagogë të muzikës në seksionin e Violinës, Violinçelos, Flautës dhe këndimit koral-dirigjenti, ku udhëhiqet nga artisti i dalluar Astrit Pallaska, i po ashtu është udhëheq edhe i korit të shkollës së muzikës në Rahovec.

Në shkollën e muzikës “Faik Sylka”, Rahovec janë të punësuar me konkurs të rregullt pesë profesorë, ku nga shatori i viti 2014 kanë marrë kontrata të përhershme të punës. Të punësuarit janë:
1. Prof.Naser Dula-Kitarë
2. Emir Mullavda-Piano
3. Fatmir Pista-Piano
4. Malbora Krajku-Klarinetë
5. Laureta Behluli-Piano
Kurse, nga viti i ri shkollor do të dërgohet kërkesa nga shkolla e muzikës në DKA për punësim edhe të 4 punëtorëve të rinj në këto seksione:
Violinë, Flaut, Violinçelo dhe Kitarë. Shkolla e muzikës gjithsej numëron rreth 100 nxënës ku në vitin e ri shkollor do të pranohen edhe 50 nxënës të rinj.