FBK nuk po merr fare parasysh faktin se Rahoveci po luan në gara ndërkombëtare.

Kështu, menjëherë pas ndeshjes me Rozhajën të mërkurën, komesari i garave, Faton Kurshumlia ka vendosur që të caktojë ndeshjen e mbetur ndaj Trepçës për të premtëm, ndeshje që zhvillohet në Mitrovicë.

Pra i bie që Rahoveci do të luajë dy ndeshje për 48 orë, gjë që nuk ka as në Amerikë, kurse kjo nuk është e tëra.

Ndërkaq, dueli me Ponten në shtëpi është caktuar për të dielën.