Një nga figurat më të shquara të Rahovecit, në luftë e në paqe, Sabahajdin Cena, është përcjellur për në Prishtinë, aty ku u intervistua nga prokuroria speciale.

Fillimisht u mendua se më Hagë ai do të intervistohet nga Gjykata Speciale, e cila e ka ftuar profesorin e nderuar për të dëshmuar për luftën e pastër të UÇK-së, por ajo u mbajt në Prishtinë.

Ai u përcoll nga familjarë, miq e bashkëluftëtarë në rrugëtimin e tij për të dëshmuar luftën e pastër.