KB Rahoveci pësoi humbje të rëndë në shtëpi nga KB Peja me rezultat 90-82.

Ndeshja u duk mjaft e fitueshme, megjithatë fuqia e madhe ekipore e Pejës doli mbi kapacietet e shtabit teknik rahovecian.

Teksa kanë kaluar afro 24 orë nga humbja, asnjë zyrtar i klubit nuk ka reaguar dhe nuk ka ndonje deklaratë zyrtare nga klubi për situatën e ekipit, përgjegjësit e humbjes apo edhe ndeshjet e radhës

Rahoveci24 meson se ekipi ka 2 javë për t’u konsoliduar dhe ndryshuar, me ndeshje e radhës që zhvillohet sërish në shtëpi ndaj Rozhajës në Ligën Ballkanike.

Pas Ligës Ballkanike, rikthehet aksioni në kampionat ku kemi dy udhëtime mes
tjerash në Pejë dhe në Prishtinë.