Rahoveci si nënkampion do të takohet me kampionen Prishtinën për trofeun e Superkupës më 24 shtator në arenën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Rahoveci24 ka siguruar vendimin e FBK-së ku konfirmohet se arena jonë është vendi ku do të mbahet superdueli ku Rahoevci do të provojë të fitojë trofeun e parë në histori të klubit.

Kujtojmë se Rahoveci arriti të sigurojë një fitore ndaj Prishtinës edicionin e kaluar dhe tashmë nuk bëhet fjalë se klubi kryeqytetas është I pamposhtur.

E rëndësishme është që e gjithë palestra të jetë e stërmbushur me mbi 3 mijë adhurues për të siguruar atmosferë sa më të nxehtë. /Rahoveci24/