Një prej basketbollistëve kyç, James Stanback, ka pranuar të flasë i pari prej lojtarëve amerikan pas ngjarjeve të fundit dhe fitores që barazoi serinë 1-1 në Prizren.

1. Ndeshjeve të fundit ke përqindje më të mirë të gjuajtjeve kurse paraqitjen e sezonit e pate pikërisht ndaj Pontes me 31 pikë nga 8 treshe. Çka mund të presim të dielën?

James: Nuk e di çfarë të pres nga vetja, por mund t’iu siguroj se do të jap gjithçka nga vetja dhe të bëj gjithçka që të dalim fitues.

2. Ke pasur impakt të jashtëzakonshëm në mbrojtje duke u ballafaquar jashtë pozite me qendrën gjigante Urim Zenelaj. Sa vështirë ishte ky rol për ty?

James: Është shumë vështirë pasi ai ka madhësi qartësisht më të madhe se unë, sidomos  pasi unë po luaj jashtë pozite por më pëlqen sfida dhe bashklojtarët gjithmonë më ndihmojnë. 

3. Nëse fitojmë shkojmë në gjysmëfinale ndaj rivalit të përbetuar Yllit, a mendoni se mund të shkojmë atje dhe të luajmë për finale?

James: Në sezonin e rregullt kemi bilanc 2-2 ndaj Pontes dhe natyrisht do jetë luftë.

4. 2-3 fjalë për tifozët, a mund të shohim festimin epik “I got Ice on my Veins”?

James: Duhet të prisni dhe të shikoni gjatë lojës.

5. A do të thotë me “do të japim gjithçka” përfshihen edhe djemt tjerë Minnis, Fred dhe Washington?

Po, kjo vlen edhe për ata sepse ata sa herë shkelin në parket në palestrën tonë japin gjithçka nga vetja e tyre.