Një prej basketbollistëve kryesor të KB Rahovecit, Besnik Sharku, ka dhënë një deklaratë ekskluzive për Rahoveci24 pas lëndimit të pësuar në stërvitjen e fundit.

KB Rahoveci mbajti stërvitje gjatë të premtës në përgatitje për duelin e të dielës ndaj KB Kalajës.

Gjatë një dueli me qendrën Halim Nurshabën, Besnik Sharku dëmtoi këmbën e tij dhe do të jetë jashtë fushe për një kohë të pacaktuar sepse mjekët duhet të bëjnë edhe disa teste për të konstatuar natyrën e lëndimit dhe kohëzgjatjen e rikuperimit të lojtarit, mësojnë burime të sigurta të Rahoveci24.

Dhe menjëherë i kontaktuar nga Rahoveci24, Besnik Sharku ka folur për lëndimin.

Ai ishte i dëshpëruar dhe nuk mundi të parashikonte kohëzgjatjen e rikuperimit të tij.

“Nuk mund të them asgjë rreth lëndimit. Dua të kthehem sa më shpejt. Dua të jem i gatshëm për ndeshjen ndaj Dritës”, tha ai në një prononcim të shkurtër për Rahoveci24.

Besnik Sharku rrezikon derbin ndaj Dritës, klub i cili ka kërcënuar KB Rahovecin me fjalë të ulëta e shpifje, para derbit që zhvillohet pas tre javësh. Nuk dihet nëse Besnik Sharku do të jetë i gatshëm për këtë takim. /Rahoveci24/
koma