PDK do të kandidojë me ish-kryetarin e Rahovecit, Idriz Vehapi dhe djalin e Ukshin Hotit, Andin Hotin, ndërkaq burime të Rahoveci24 konfirmojnë se në garë për deputet do të jetë edhe Bejtullah Deliu.

Idriz Vehapi dhe Andin Hoti do të jenë sërish në garë për deputet dhe për këtë të fundit do të jetë një rikthim i suksesshëm pasi që arriti të futej në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, për Idriz Vehapin ky është rikthim në garat elektorale pasi nuk garoi në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Në listë për deputet do të jetë edhe një emër mjaft i njohur nga Rahoveci, bëhet fjalë për Bejtullah Deliun, drejtor i Postës në Rahovec.

PDK kështu zgjeron numrin e kandidatëve nga 2 në zgjedhjet e kaluara në tri në këto zgjedhje. /Rahoveci24/