Superylli i KB Rahovecit, i ashquajtur Mister X – Aron Nwankwo, është larguar në Amerikë.

Sipas disa postimeve të tij, ai ka arritur tashmë në ajroportin e Washingtonit ku udhëtoi nga Prishtina prej Munichut në ora 06:00 të mëngjesit.

Sipas burimeve të sigurta, nigeriani me pasaportë amerikane, ka shkuar në shtëpi për arsye personale.

Po sipas këtyre burimeve, Nwankwo nuk do të kthehet më për të performuar në fanellën e KB Rahovecit.

Nwankwo luajti disa ndeshje me klubin, por Mister X i shumë pritur nga klubi dështoi të përmbushë pritjet.

Duket se klubi ka marrë seriozisht punën në super perforcimin e skuadrës dhe luftën për titull të kampionit.