Arian Qallaku ka refuzuar ofertën e KB Yllit.

Informacioni ekskluziv sigurohet nga Rahoveci24 që konfirmon se Qallaku ka refuzuar Yllin edhe pse klubi suharekas ishte në gjendje të bënte gjithçka për të.

Edhe një herë situaten e ka s’pastruar presidenti Alban Rama që në bashkëpunim me njerëz përreth klubit kanë përmbushur të gjitha kushtet për lojtarin pejan që të ndihet i kënaqur.

Po ashtu Qallaku ka preferuar të qëndrojë në Rahovec pasi që ka lidhje emocionale me tifozët dhe qytetin, e po ashtu s’ka mundur të tradhtojë tifozët Ultras Vreshtarët për të kaluar te rivali i përbetuar.

Kujtojmë se tifozët e Yllit e kishin goditur me shishe në kokë pejanin gjatë playoffit të vitit të kaluar.