Anësori i KF Rahovecit, Fatos Mazreku, ka kërkuar përkrahjen masive të tifozëve për ndeshjen që zhvillohet sot ndaj Vëllaznimit.

KF Rahoveci përballet me Vëllaznimin në një ndeshje ku vetëm fitorja nxjerr nga kriza ekipin tonë.

Dhe Mazreku tha se ekipi është bërë gati.

“Besimi i madh tek një fitore vjen si rezultat i asaj që ekipi jonë ka bërë të gjitha përgatitjet maksimale, por e rëndësishme është se ka kompaktësinë dhe për atë arsye presim një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Vëllaznimit”.

“Mirëpo, për ta bërë edhe më të bukur këtë ndeshje, ne kemi nevojë të madhe për mbështetjen e Vreshtarëve”.

“Përqëndrimi im për këtë ndeshje është i madh, ashtu sikurse i bashkëlojtarëve dhe besoj se kemi të drejt të mendojmë për fitore, e cila në rast se ndodh i dedikohet gjithë Rahovecit”, u shpreh Mazreku për Rahoveci24.