Meriton Korenica ka shfaqur paraqitje të mrekullueshme për Prishtinën në derbin lokal ndaj Flamurtarit në fitoren prej 3-0.

Prishtina kishte këtë sezon ecuri negative ndaj Flamurtarit.

Megjithatë, Meriton Korenica ishte i shkëlqyer në paraqitjen e tij që nga fillimi i takimit, duke rrezikuar portierin qysh në minutat e para.

Pas një aksioni tjetër të organizuar në minutën e 16-të ai ishte i sakt duke depërtuar në zonë.

Toni vazhdoi duke qenë larg lojtari më i mirë në këtë takim, e ku disa herë rrezikoi portierin Flamur Neziri.

Në pjesën e dytë Toni sërish realizoi golin e dytë, ndërkaq pati edhe raste tjera.

Kështu bëhet golashënuesi më i mirë e ekipit të tij këtë sezon me 6 gola këtë sezon. /Rahoveci24/