Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, u ka bërë thirrje të gjithë studentëve dhe dashamirëve të librit që të frekuentojnë bibliotekën komunale “Sylejman Krasniqi”.

Kjo drejtori ka lansuar një komunikatë, ku u ka bërë thirrje që të lexohet në këtë bibliotekë me hapësira të ndryshme leximi.

Kjo bibliotekë ka 800 antarë gjithsej dhe anëtarsimi është nga 1 euro.

Komunikata e drejtorisë së kulturës:

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ju bën thirrje studentëve, nxënësve dhe dashamirësve të librit që të frekuentojnë bibliotekën komunale “Sulejman Krasniqi”, si dhe të shfrytëzojnë sallat për lexim në kuadër të bibliotekës.

Po ashtu DKRS ofron edhe mundësinë që të interesuarit të shfrytëzojnë mundësinë për lexim në galerinë e arteve në Qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj”.

Aktualisht në bibliotekën komunale mund të gjenden rreth 2500 tituj të ndryshëm, ku ka literaturë artistike për nxënës moshash të ndryshme, si dhe literaturë shkencore për nevojat e studentëve dhe studiuesve të ndryshëm. Gjithashtu në bibliotekë ka edhe literaturë në gjuhën angleze, gjermane, franceze, italiane, turke dhe në disa gjuhë të tjera.

Nisur nga fakti se ngrohja e mjediseve të bibliotekës është e vështirë, për shkak të hapësirës së madhe dhe kostos së lartë, DKRS ka adoptuar për lexim një sallë më të përshtatshme në hapësirat e bibliotekës. Interesimi i të rinjve dhe studentëve sa vjen e rritet, ndërsa Drejtoria do të shqyrtojë me kujdes çdo kërkesë të të interesuarve, në mënyrë që të rinjve tanë t’ju krijojë hapësira sa më të mëdha dhe lehtësira për studime.

Aktualisht shërbimet e bibliotekës komunale i shfrytëzojnë mbi 800 anëtarë. Anëtarësimi vjetor në bibliotekën komunale “Sulejman Krasniqi” kushton vetëm një euro.