Në mënyrë që të sigurohen të mirat materiale më të favorshme, shumica e fermerëve në vendin tonë praktikojn që të mirren me sektorin e Blegtorisë dhe atij të Perimtaris.

Fermeri Halil Thaqi nga fshati Kramovik është njëri nga këta fermer që aktivitetin e tij e zhvillon në sektorin e Blegtorisë dhe atij të Perimtaris.

Ai në fermën e tij disponon 12 krerë lopë qumështore si dhe është kultivues i domates në ambiente të mbyllura në sipërfaqe prej 6 ari.Fermeri në fjalë është edhe përfitues i serës nga Komuna e Rahovecit.

Duke u bazuar në kërkesat e fermerëve, Drejtoria e Bujqësisë përmes granteve investive këtë vit do ti mbështes ata me 12 lloje të ndryshme të mekaznizmave bujqësorë.Përmes këtij granti komunal të gjithë fermerë të cilët kan aplikuar për këto mekanizma,do të kenë mundësi të jenë përfitues.Kjo është pothuajëse hera e parë që Komuna e Rahovecit do ti mbështes fermerët me mekanizëm bujqësor.

Blegtoria dhe Perimtaria mbeten një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë bujqësore ,duke kontribuar në vlerë të madhe të përgjithshme të prodhimeve bujqësore.