Drejtori i BPZHR-së, Berat Duraku bashkë me Zyrtarin pranë Zyrës për Këshillime Bujqësore Hasan Vuçitërna inspektuan nga afër punën e kompanisë e cila është duke implementuar montimin e serave tek fermerët përfitues.

Punimet janë duke u zhvilluar në mënyre intenzive nga ana e kompanisë dhe janë pothuajse në përfundim të procesit. Po ashtu Drejtori Berat Duraku, është takuar më fermerët përfitues ku është njoftuar më shumë rreth punëve agroteknike, që do t’i kryen fermerët ditëve në vijim, në mënyre që ti plotësojnë kushtet më adekuate për mbjellje.

Fermeri përfitues, Ibrahim Hoxha ka falënderuar drejtorin Berat Duraku duke thënë se kjo mbështetje për të ishte tejet e nevojshme në mënyrë që të kultivojë dhe kontribuojë më shumë në prodhimtarin e tij.

Me këtë projekt sipërfaqja gjithsej e mbuluar me sera është 3.5 Ha.\\Zëri i Bujkut\\