Qytetarët e Rahovecit, në veçanti bujqit, janë prekur shumë nga breshëri i sotëm.

Breshëri që ka prekur komunën e Rahovecit në masë të madhe ka prekur bujqit, sidomos vreshtarët, ku priten dëme të mëdha pas vlerësimit të situatës.

Pak momente pas breshërit me anë të një deklarate në rrjetin social Facebook, ishte kandidatja për deputete e koalicionit PDK – AAK – Nisma, Beatrisa Pista – Demiri, ajo që ka caktuar një takim urgjent me kryetarin e komunës, Idriz Vehapin dhe drejtorët e drejtorive për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejt për kompensimin e dëmeve.

Tri herë asambleistja në Kuvendin Komunal të Rahovecit që tash po garon për përfaqësim në nivel qëndror, ka kërkuar themelimin sa më shpejt të komisionit vlerësues të dëmeve dhe gjetjen e formave për kompensimin e dëmeve të njerëzve që ajo i quan “më puntorë në Kosovë”.

Postimi i plotë i Beatrisa Pista Demirit në Facebook: