Skuadra rumune, Cluj Napoca që është kundërshtar i Rahovecit në rrethin e parë të FIBA Europe Cup po bëhet gati për duelin me miqësore të pabesueshme ndaj kampionit të Euroligës, Fenerbahce.

Në fakt rumunët pësuan humbje për 1 pikë 67-66 nga gjiganti turk Fenerbahce që dihet se është superfuqi evropiane.

Duket se për Rahovecin ndeshja ndërkombëtare në FIBA Europe Cup do të jetë mision i pamundur, por duke ditur se ndeshja e parë mbahet në kalanë e pathyeshme “Mizahir Isma” me publikun prapa mund të mposhten edhe kundërshtarë të nivelit botëror.