Drejrori i shëndetësisë Munib Durguti, i pyetur nga Rahoveci24, për rastin e punësimit të një mjeku me aktakuzë, pati thënë se deri në një vendim të gjykatës, nuk do të ndërmarr asnjë masë.

Ndërsa, tani, pasiqë gjykata shqiptoi denim me burgom, mbetet të shihet se çfarë do të ndërmar drejtori i shëndetësisë, Munib Durguti.

Më poshtë mund ta gjeni lajmin e plotë për rastin, ku është i përfshirë edhe një mjek i QKMF, Në Rahovec.

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka shqiptuar sot dënimet grupit të asistentëve e studentëve, të cilët gjatë viteve 2009 dhe 2012 kishin dhënë dhe marrë ryshfet për regjistrime të jashtëligjshme në UP dhe kalimin e provimeve në Fakultetin e Mjekësisë.
Dënimet, siç raporton KTV, shkojnë nga 2 vjet e 8 muaj deri në 3 muaj burgim, ndërsa gjykata ka shqiptuar edhe gjoba, që shkojnë deri në 10 mijë euro.

Esat Belajt për veprat penale “marrja e ryshfetit”, “ushtrim i ndikimit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, pra për 8 vepra penale, i është shqiptuar dënimi unik 2 vjet e 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë, Arian Janova, për ushtrim të ndikimit, u dënua më 8 muaj burgim, Gazmend Maliqaj për veprën penale “ushtrim i ndikimit”, po ashtu më 8 muaj burgim dhe gjobë 5000 euro, Mevledun Beqiri për veprën penale “ushtrim i ndikimit” – 8 muaj burgim, Kemajl Gashi – 7 muaj burgim e 1500 euro gjobë, Kushtrim Morina – për “ndihmë” dhe “ushtrim të ndikimit” – 7 muaj burgim, Arton Hoti, për veprat penale “ndihmë” dhe “ushtrim i ndikimit” – 7 muaj burgim dhe gjobë 4000 euro, Muhamed Maliqi, për veprën penale marrje ryshfet – 7 muaj burgim, Albion Haxhijaha, për veprën penale marrje ryshfeti – 8 muaj burgim, Leonard Bytyçi për veprën penale marrje ryshfet – 8 muaj burgim, Shaqir Reçica për “dhënie të ryshfetit” 3 muaj burgim, ose me pëlqim të tij të zëvendësohet me gjobë, dhe Amonda Orllati, për “dhënie të ryshfetit” – 3 muaj burgim ose me pëlqim të tij të zëvendësohet me gjobë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, asistentë e studentë gjatë viteve 2009 dhe 2012 kishin dhënë dhe marrë ryshfet për regjistrime të jashtëligjshme në UP dhe kalimin e provimeve në Fakultetin e Mjekësisë.