Nën kryesimin e kryesuesit të kuvendit komunal, Afrim Dina, në prani të nënkryetarit Fatmir Iska ,kuvendarëve, drejtorëve të Drejtorive Komunale, përfaqësuesit të OSCE-së Sead Raba si dhe përfaqësuesve të LMT-së, sot është mbajtur mbledhja e njëmbëdhjetë e kuvendit komunal të Rahovecit.

Ne këtë mbledhje është aprovuar kërkesa e Shoqatave të dala nga lufta të UÇK-së, për emërtimin e disa institucioneve komunale me emrat e dëshmorëve të kombit.

Sipas kërkese së aprovuar nga ana e kuvendarëve disa institucione komunale do të bartin këta emra: Palestra sportit në Rahovec Mizahir Isma, Stadiumi i futbollit në Rahovec Jahja Danuza, Qendra e kulturës në fshatin Krushë e Madhe Muhamet Malsori, Qendra e Kulturës në Ratkoc Jahë Hoti, Qendra e kulturës në Drenoc Feim Gashi, ndërsa për emërtimin e Qendra e kulturës në fshatin Xërxe pritet të aprovohet emërtimi në mbledhjet e ardhshme të kuvendit./RahovecPost/