Trajneri Bujar Loci ka folir pas kualifikimit historik në gjysmëfinale të Kupës.

Ai ka bartur presionin te kundërshtarët e gjysmëfinales i cili do jetë Bashkimi ose Trepça e që do mësohet sonte teksa ka kërkuar angazhim që të nderohen njerëzit më punëtor në Kosovë.

“Deklarata e trajnerit Bujar Loci pas kualifikimit historik 📢

“Urime gjithë Rahovecit kualifikimi, urime tifozëve, ky klub dhe puna jonë është për ta njerëzit më punëtor në Kosovë”.

“Patëm fillim të vështirë, nuk arritëm të ekzekutonim, teksa kundërshtarët ja dolën të shënonin disi”.

“Në çerekun e tretë nuk patëm fillim të mirë, por dy shënimet rresht pas disavantazhit prej 18 pikësh krijuan një momentum të cilin e shfrytëzuam duke aplikuar mbrojtje fizike dhe të shpejtë, kurse me anë të kundërsulmeve arritëm rikthimin e në fund fitoren. Jam i pakënaqur me performancën sepse nënvlerësuam kundërshtarin, por jam shumë i kënaqur me karakterin e treguar nga skuadra dhe mentalitetin fitues. Një për të gjithë, të gjithë për njërin dhe sigurisht kjo shpresoj të na çojë larg në sezonin tonë”.

“Ndeshja e ardhshme do jetë sikur finale. Cili do prej kundërshtarëve është kualitativ dhe favorit përballë nesh. Por, s’kemi çka të humbim, me ndihmën e tifozëve dhe përmirësimet që pres ti bëjmë mendoj se kemi gjasat tona për të shfaqur lojë të mirë”. 🔥🏆

#ForTheCity #ForcaVreshtarët #AllforOne #TheLand”