Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se gjatë kësaj fundjave në disa zona në vendin tonë do të ketë reshje bore.

Mëngjesin e sotëm bora e ka mbuluar fshatin Zatriq të komunës së Rahovecit.

Sipas institutit, vranësirat gjatë ditë së shtune vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500m pritet të bien fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Java e ardhshme sjell reshje shiu dhe erëra me shpejtësi mbi 20m/s”. /Telegrafi/