Për herë të parë në historinë e Rahovecit dhe të gjithë Kosovës, Artvision ka realizuar kanalin zyrtar të klubit, KB Rahoveci, i cili do të quhet RahoChannel.

Gjithçka rreth KB Rahovecit mund të gjendet në RahoChannel, e kjo është bërë e ditur pas nënshkrimit të marrëveshkes mes zyrtarëve të klubit, Bekim Hoxha dhe Isa Rama me drejtorin e Artvision, Taulant Pallqa.

Marrëveshja cilësohet me të drejt historike, pasi më në fund, rahovecianët, shumica e të cilëve e kanë Artvisionin në shtëpi, do ta kenë edhe KB Rahovecin në shtëpi.

Postimi në faqe të klubit: