Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se deri të mërkurën në vendo të ketë mot të ngrohtë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërkaq nga e enjtja pritet të ketë reshje bore.

Në njoftimin e IHMK-së, thuhet se vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin nga 1-3 gradë Celsius, maksimalet e ditës do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërkaq do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimor me shpejtësi 1-7m/s.

Nga dita e enjte parashihet që mbi vend të vijnë masat relativisht të ftohta të ajrit të cilat do të kushtëzojnë mot të vranët, me ulje të përkohshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Vranësirat do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta të shiut të përziera edhe me borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6-9 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndërkaq, të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me ngritje të lehta të temperaturave. /Rahoveci24/