Asambleistja më e votuar në zgjedhjet e fundit lokale në Rahovec, Beatrisa Pista – Demiri, ka shprehur përkrahjen për femrat rahoveciane.

Ajo është pyetur nga prezantuesja Elmaze Mullabazi në emisionin e Rahoveci24, “Perspektiva”, për pozitën e femrës në Rahovec dhe se si të përmirësohet ajo.

Sipas saj pozita e femrës në Rahovec lë shumë për të dëshiruar.

“Shembulli i grave të Krushës është shembulli më i mirë në Kosovë ku ato gra kanë mbijetuar duke punuar vet”, u shpreh Beatrisa Pista Demiri në emisionin “Perspektiva” të Rahoveci24.

Se çka thotë ajo për gjithë temën rreth pozitës së femrës në Rahovec nga minuta 3:00 deri 5:20 në videon më poshtë: