Bardhi Rexha zyrtarisht është në dyshim për ndeshjen ndaj Yllit.

Për shkak të një sëmundje, kapiteni mund të mos luaj, por ai ka premtuar se do të bëj maksimumin

Ndërkaq, vet kapiteni në një prononcim u shpreh se pret fitore por nuk është derbi dueli ndaj Yllit.

“Nuk jam në gjendje optimale, kjo është e vërtet. Vendimi është i trajnerit, por unë për Rahovecin jam jetën e lëre më të luaj i sëmurë sepse në kokën time janë Ultras Vreshtarët, dua të fitojmë për ta”.

“Ju lutem, mos bëni hajgare, ndaj Yllit nuk ekziston më derbi. Derbi kemi vetëm ndaj Pejës e Prishtinës. Më vjen mirë që publiku suharekas feston dhe mbush palestrën sa herë ne jemi mysafir të tyre. I sigurojmë se do shohin spektakël në ditën e tyre festive të vitit, por mos e quani më këtë ndeshje derbi, së paku jo para meje”, deklaroi Bardhi para ndeshjes.

Ylli pret Rahovecin në ditën më të rëndësishme të vitit në Suharekë të dielën nga ora 17:00 ku publiku suharekas mezi pret ta shohë spektaklin e yjeve të Rahovecit.