Rahoveci ka arritur barazimin e artë në udhëtim te Dukagjini, rivali direkt për mbijetesë.

Ndeshja përfundoi me rezultat 3-3 pas një trilleri ku lojtarët tanë treguan shumë zemër.

Me këtë barazim Rahoveci ka 31 pikë në vendin e 14-të që çon në barazh.

Rahoveci ka tri pikë më pak se Dukagjini në vendin e 12-të.

Dukagjini javën e fundit i shkon Onix Banjës në udhëtim, ku me një humbje të Dukagjinit dhe fitore të Rahovecit në shtëpi ndaj 2 Korrikut në javën e fundit do të sigurohej mbijetesa direkt pa barazh.

Andaj, javën e ardhshme ndaj 2 Korrikut i gjithë Rahoveci duhet të jetë në stadium për të përkrahur skuadrën tonë drejt shpëtimit direkt, në të kundërtën, barazhi do të jetë zgjidhja ashtu sikurse sezonin e kaluar.