Ikona e KF Rahovecit, Bajram Krendali, u ka bërë thirrje të gjithëve që të përkrahin ekipin për të mos rënë nga Liga e Parë.

Krendali thotë se pret që qyteti të qëndrojë prapa ekipit në moment të vështirë.

“Sinqerisht ju garantoj se nuk do të bijmë nga Liga e Parë. Nuk kemi asnjë stimulim financiar dhe kjo është keq, por mendojmë për fëmijët e talentuar dhe për të ardhmen e tyre do bëjmë gjithçka”.

“Do të jap gjithçka që Rahoveci mos të bie nga Liga e Parë”, u shpreh Krendali.

Vërtet djemt e klubit meritojnë respekt pasi edhe pse askush nuk kujdeset për ta, do luftojnë për klubin.