Artivsioni ka demoluar skuadrën e Agronomit me rezultat 4-0 në qendrën Toni Sport, duke u kualifikuar në finalen e madhe të turneut për Javën e Dëshmorëve.

Gjysmëfinalja derbi ashtu siç u prit kaloi me tensione duke marrë parasysh se çdo herë një gjë e tillë karakterizon ndeshjet ku merr pjesë skuadra e Agronomit.

Përkundër lojës së ashpër të kësaj skuadre, Artivisoni fuqishëm arriti të mos pranojë gol dhe madje të shënojë katër gola.

Realizatorët e vetëm ishin Ilir Pallqa dhe Hamëz Merxha, teksa me performancë u dalluan të gjithë lojtarët e ekipit.

Artivison kështu pasi largoi nga gara Agronomin arriti të kualifikohet në finalen e turneut e cila zhvillohet të shtunën nga ora 16:00.

Artvisioni e pret skuadrën e Drenocit tejet të fortë, në një tentim për të rëmbyer kështu titullin e parë të kampionit në futboll të vogël. /Rahoveci24/