Produksioni lider për krijim dhe zhvillim të imazheve dhe videove, Artvision, ka konfirmuar hapjen e ambienteve të reja dhe fillimin e asaj që kjo kompani e quan revolucion.

Artvision ka konfirmuar në faqen zyrtare në Facebook sa ka bërë hapjen e ambienteve të reja, më të sofistikuara, ku do të mund të kenë të gjithë klientët qasje më lehtë në informacionet dhe shërbimet.

Lokacioni i ri i Artvision gjendet përballë Super VIVA-s, në rrugën Xhelal Hajda – Toni.

Menaxheri i përgjithshëm i Artvision, Taulant Pallqa, thotë se ky është vetëm fillimi i disa prej risive.

“Jam i kënaqur me punën që ka bërë kompania. Ne kemi kaluar nëpër disa periudha tranzicionale, kurse viti i fundit ishte i rëndësishëm në aspektin e kalimit të disa barrierave të cilat tash nuk i kemi më problem, sidomos pas hapjes së Artvision Shop”.

“Tash Artvision Shop është bërë me lokacion të ri. Kemi ndërruar në imazh, do të përmirësojmë shërbimet në aspektin e shpejtësisë së kryerjes së tyre ku klienti brenda pak minutave do të mund të gëzojë të gjitha shërbimet dhe të tjera avansime në hap me kohën në teknologji që ka bërë Artvision ndër vite. Traditën do ta vazhdojmë”.

“Megjithatë, ka edhe shumë punë dhe risi të tjera që do t’i zbulojmë me kohë, kurse sfidë për ne mbetet edhe rritja e kuadrove dhe burimeve njerëzore, trajnimin e të rinjve dhe punësimin e tyre. Shpresojmë për më të mirën, e për këtë dua të falënderoj klientët dhe bashkpuntorët, po ashtu edhe mediumin tuaj për përkrahjen në aspektin e promovimit të imazhit tonë”, u shpreh Taulant Pallqa për Rahoveci24.

Lokacioni i ri është i hapur për të gjithë nga data 25 janar. /Rahoveci24/