KB Rahoveci po vazhdon të marrë përkrahjen e bizneseve lokale dhe duket se qyteti është më i bashkuar se kurrë.

Kompania Artvision ka arritur marrëveshje me klubin dhe do të japë mbështetje shtesë për klubin.

Artvision tash do të ketë një nga pozicionet kryesore në parket, duke përmbushur kështu hapësirën e Proper Pizza Rahovec, që pa ndryshuar marrëveshje  lëshoi parketin vetëm e vetëm që klubit t’i rritet përkrahja dhe financat në luftën e ashpër për titull.

Në njoftime të ndara publike, klubi ka falënderuar Properin për hapësirën e lëshuar për t’i kontribuar klubit, ndërkaq Properi ka falënderuar Artvision që ka ardhë me mbështetje shtesë duke marrë hapësirën që Properi e lëshoi me vullnet të mirë për t’i ndihmuar klubit.

Ky është një tjetër shembull pozitiv i bashkveprimit të bizneseve lokale se si punohet për ta bashkuar qytetin dhe sipad Properit, BASHKË JEMI TË PAMPOSHTUR.