Në një intervistë ekskluzive për Rahoveci24, superylli i KB Yllit, Artin Gashi, ish-basketbollist i KB Rahovecit, u ka bërë thirrje tifozëve Vreshtarët dhe atyre suharekas Xhebrailat, që të mbajnë qetësinë dhe paqen, pasi janë vëllezër shqiptarë. Ai thotë se është i emocionuar që do të ketë përballë një qytet e tifozeri dhe klub që e kanë përkrahur shumë sezonin e kaluar.

“Jam pak sa i emocionuar. Nuk është e lehtë të luash kundër ekipit dhe tifozëve që më kanë përkrahur shumë vitin e kaluar”.

“Jemi përgatitur maksimalisht pasi është ndeshje e rëndësishme si për ne ashtu edhe për Rahovecin”.

“Mendoj se ka disa faktorë negative që kanë nxitur dhe tensionuar situatën mes tifozëve. U bëj thirrje të dy palëve të tifozëve për qetësi dhe paqe mes vete pasi jemi fqinjë. Mbi të gjitha jemi shqiptarë”, deklaroi Gashi.

Artin Gashi ishte një nga lojtarët kryesorë sezonin e kaluar të KB Rahovecit, por për shkak të kushteve financiare të rënduara të klubit tonë, ai nuk ka rinovuar kontratën. /Rahoveci24/