Ka arritur para pak çastesh në Kosovë, legjenda e rokut, Joe Lynn Turner, ish vokalist i grupit Deep Purple dhe Rainbow.

Turner do të performoj sonte në koncertin e festës së vjeljes së rrushit ‘Hardh Fest 2017 ’ në Rahovec ndërkohë që me të arritur në Kosovë tha se ka dëgjuar edhe më parë për Kosovën pasi kishte qenë disa herë në Shqipëri, shkruan arbresh.info.

Ai shtoi se para se të vinte në Kosovë ka hulumtuar në lidhje me këtë vend.

“Kam bërë disa hulumtime, jam njoftuar me festivalin dhe masën e njerëzve që e vizitojnë festivalin. Mezi po pres që sonte të performoj në Konak në Rahovec”, ka thënë Lynn Turner.

Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që të jenë sonte prezent në këtë koncert duke premtuar se do të ndez atmosferën në maksimum./arbresh.info/