Një nga basketbollistët kryesorë të KB Rahovecit, Arian Qallaku, ka deklaruar e ekipi do të kërkojë ta mposhtë Prishtinën të dielën, por këtë mund ta bëj vetëm nëse qyteti e mbush palestrën dhe tifozët ofrojnë përkrahje.

“Në çdo ndeshje e japim 100% nga vetja dhe futemi për fitore. Me kualitet, unë mendoj se nuk jemi larg nga top skuadrat siç u pa edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ku fati nuk ishte na anën tonë”.

“Në çdo ndeshje unë mundohem të jap më të mirën për klubin dhe për të arritur një rezultat sa më pozitiv. Pavarësisht performancave të mia individuale, gjithmonë mundohem të përmirësoj veten dhe skuadrën në mënyrë që të kemi rezultate sa më të mira. Ndeshja me Prishtinën sigurisht që është një ndeshje mjaft e fortë sepse dihet kualiteti i asaj skuadra, por pavarësisht kësaj ne se secilën ndeshje edhe në atë ndeshje futemi për fitore dhe vetëm fitorja është rezultat pozitiv”.

“Siç e ceka edhe më lart, në serinë e tri ndeshjeve në shtëpi, futemi në të tria për fitore”.

“Mesazhi im për tifozët tanë është që ata duhet të na përkrahin gjithmonë si do që të jenë rezultatet sepse ata janë lojtari i gjashtë dhe ndihma e tyre na nevojitet gjithmonë. I falënderoj të gjithë, se cilin një nga një”, u shpreh Qallaku.