Bujar Isma

Ditë më parë u shënua 26 vjetori i pajtimeve dhe faljeve të mëdha. Fenomeni i gjakmarrjes në trojet shqiptare kishte marr hov disa dekada më herët. Ky zhvillim sipas autorëve të krimit bëhej duke u bazuar në  kanunin e Lekë Dukagjinit, që garantonte të drejtën e marrjes së hakut.  Deri sa ky hov nuk kishte të ndalur, në skenë dolën zemërbardhët që shprehën vullnetin e tyre të lirë që t’i japin fund gjakmarrjes. Dikush mori mësim, e ata që u prekën me jetë nuk i qetsonin lehtë zemrat e tyre, veçse duke marr hakun për humbjen e më të dashurve të tyre.  Gjatë viteve të  nëntëdhjeta  filloi iniciativa vullnetmirë e disa ish të burgosurve politikë. Ata kishin për qëllim që problemet kombëtare t’i zgjidhnin vet. Disa prej figurave me namë u mblodhën për t’i unifikuar punët që më vonë rezultuan me faljen e 100 gjaqeve të përgatitura dhe 35 të tjerë në mënyrë të papritur. Në  krye të kësaj nisme qëndronin profesor Anton Qeta, Zekerija Cana, Rexhep Boja, Don Lush Gjergji dhe njerëz të tjerë që kishin autoritet tek qytetarët. Vendi ku ishin mbledhur mbi gjysmë milioni shqiptarë për të parë një ngjarje të madhe si kjo, ishte Lluka e Deçanit apo nryshe siç njihet si “Verrat e Llukës”.

Me paraqitjen e nevojës së madhe dhe rasteve të shumta të gajkmarrjes, filloi kjo nismë të zgjerohej nëpër  rajone të ndryshme të Kosvës e Shqipërisë. Në rajonin e Gjilanit një grup intelektualësh formuan lidhjen e pajtimit të gjaqeve, ndërsa në krye vendosën Hafiz Idriz Dërmakun, imam i asaj ane. Fusha e Pajtimit për këtë rajon gjendet në Kamenicë në të cilën mblidheshin mbi 200 mijë qytetarë teksa u pajuan dhejtra gjaqe. “Jeta është shumë e shtrejntë, është gjynah i madh t’ia marrësh ndokujt atë. Duke dit këtë vlerë nuk qëndruam duarkryq, por vendosëm  me bashkëpunëtorë t’i thyejmë këto barikada e t’i pajtojmë njerëzit se kështu nuk ka kuptim jeta”, ishin fjalët që tha Dërmaku.  Një punë të tillë po bën edhe Fetah Bekolli  që është kryetar i pajtimit të gjaqeve në rajonin e Prizrenit i cili me emocione flet për 20 e më shumë vite që kishte kontribuar në këtë fushë. Ai thotë: “Kur pajtuam disa familje pikërisht gjatë kohës së luftës ishin ditët e gëzimit, sepse ndër shqiptarët po lidhej vëllazëria e po pakësohej hasmëria”.

Vite  me radhë vazhdoi veprimtaria e këtyre njerëzve, derisa gjakmarrja edhe më tej nuk u zhduk. Nga shkaqet kryesore që çojnë në hasmëri të familjeve të shumta janë çështja e nderit, probleme të pazgjidhura pronësore, shfrytëzime ilegale të burimeve të  ujit, etj.

Disa vite më parë  mediet raportuan për vrasjen e një shtatëmbëdhjetë  vjeçareje teksa po ujiste parcelat parnë shtëpisë së saj. Në këtë ngjarje humbi jetën edhe gjyshi i saj 70 vjeç.  Sipas policisë tre autorët kanë thënë se morrën hakun  e bababit përkatësishtë vëllait të tyre. Megjithatë, mbeten të ngujuara familjet e tyre.  Si pasojë e kësaj ata detyroheshin që të jetojnë në forma të mbyllura jetese duke mos pasur të drejtë të dalin jashtë shtëpive të tyre, sepse mund të vriten në çdo moment. Kështu izolohen dhe ndërpresin çdo aktivitet që i lidh ata jashtë shtëpisë, madje edhe arat e fushat i punojnë të tjerët. Këta mund të jenë të afërmit e tyre që nuk hyjnë në listën e hakmarrësve apo edhe fqinjtë dhe njerëz të vullnetit të lirë.

Vëllavrasja nuk ndalet edhe këto ditë, e kjo është shumë shqetësuese. Megjitahtë nuk ndalen edhe njerëz të vullnetit të mirë. I tillë është Hoxhë Fatmir Latifaj, një imam nga Mitrovica që deri më tani ka arritur që në emër të Zotit të pajtojë shumë familje që ishin në hasmëri. Gjithashtu, parandaloi shumë vrasje duke ndërhyrë të familjet që kishin kacafytje dhe zënka të ndryshme.

Në  anën tjetër, plotë familje shqiptare janë detyruar të ndërrojnë vendbanimet e tyre duke u shpërngulur nga një qytet në tjetrin që të jenë më largë hakmarrjes, por kjo nuk i bën ata që të ndihen të qetë. Fëmijët mbesin shtresa më e prekur sepse po humbin shkollën dhe po shtohet niveli i analfabetizmit nëpër  vendet ku ky fenomen ka lëshuar rrënjët më thellë.

“Shkollat  janë faktorë të shoqërizimit në aspekte tepër delikate.  Mendohet se shkollat janë mjet me anën e të cilit fëmijët përpiqen t’u rëshqasin drejtimeve kufizuese të mjediseve sociale nga vijnë”, kishte shkruar ne librine tij sociologjik, Anthony Giddens.
Fenomeni i gjakmarrjes nuk është i pranishëm vetëm në trojet shiqptare, por edhe në vende të tjera të botës si në Evropë ashtu edhe në vende të tjera. Ato zbatoheshin në forma të ndryshme, nganjëherë më të lehta duke bërë kompenzimin me shuma parash.

“Në Evropën paraindusriale krimet më serioze, ato që merrnin dënimet më të mëdha, ishin me natyrë fetare ose krime kundër pronës së sundimtarit apo aristokracisë.Vrasja e një njeriu të zakonshëm nga një tjetër përgjithësisht nuk konsiderohej aq seriozë sa krimet tjera. Fajtori shpesh mund të lehtësohej për krimin, duke i paguar një shumë të caktuar parash të  afërmve të viktimës. Megjithatë, familja e viktimës ndonjherë merrte vetë në dorë vendosjen e drejtësisë, duke vrarë vrasësin. Në këtë mënyrë, ndëshkimi i quajtur gjakmarrje kryhej nga familja e cila reagonte njëlloj si vrasësi, duke çuar në vrasje të shumta. Në Italinë e jugut praktika e gjakmarrjes ka vazhduar deri në shekullin e njëzetë“, vazhdon Giddens në librin e tij.

Ajo çka duhet të bëjnë tani qeveritë e vendeve shqiptare bashkërisht, është që të rrisin përmirësimin e nivelit të ekonomisë dhe punësimit,  investim në vetëdijesimin e qytetarëve, përkrahja e shoqatave si dhe  në stimulinin e njerëzve që kryejnë punën e pajtimit të gjaqeve. Në këtë mënyrë kjo punë do të kalonte në duar të institucioneve, të cilët sigurisht se më lehtë do ta parandalonin këtë fenomen.

Autori është ndjekës i studimeve mastër në Gazetari dhe marëdhënie me publikun, në Fakultetin e Filologjisë, pranë Univeristetit të Prishtinës.