Basketbollisti i KB Rahovecit, Albatrit Berisha, ka folur par aduelit kryesor të sezonit në finalen e Playoffit që zhvillohet të shtunën nga ora 19:00 në Suharekë.

KB Rahoveci ka rastin që të bëjë hapin e madh drejt Superligës me një fitore ndaj KB Dritës, ku më pas vetëm një fitore larg do të ishte ëndrra e Superligës pasi skuadra që ka dy fitore shpallet edhe kampion i Ligës së Parë dhe shkon në Superligë.

Për duelin e fundit ndaj Kastriotit, Albatrit Berisha tha se orari i ngjeshur nuk ka ndikuar në lodhjen e ekipit.

“Jemi përgatitur maksimlisht për secilën ndeshje dhe rezultati jonë është parë edhe në ndeshejn ndaj Kastriotit. Ne e kemi vetëm edhe një stërvitje para ndeshjes së parë finale në playoff me Dritën dhe jemi përgatitur gjatë gjithë sezonit. Valentin Spaqi ka bërë punë të madhe me ne dhe besoj që rezultatet do të shihen edhe në lojërat e ardhshme kundër Dritës”, potencoi Albatrit Berisha për Rahoveci24.

Berisha u pyet për ri-forcimin e Dritës, që ka kthyer tri lojtarët kryesorë në përbërje. Ai tha se kjo për të nuk përbën aspak rëndësi.

“Për neve nuk ka rëndësi nëse ka kthyer Drita ndonjë lojtar apo jo. Ne kemi synimin tonë, qëllimin tonë dhe besoj që me angazhim dhe punë në fushë do t’i bëjmë krenarë të gjithë qytetarët e Rahovecit”, theksoi ai.

Rahoveci24 ka inspiruar një moto “20-0 nuk është asgjë, pa Superligë” duke tentuar të motivojë ekipin e KB Rahovecit duke ua bërë me dije se rekordi i sezonit të rregullt nuk do të vlejë nëse në playoff nuk sigurohet Superliga. Me këtë nuk pajtohet Berisha, i cili thotë se do të bëhet 24-0.

“Pajtohem plotësisht se 20-0 pa Superligë është asgjë, mirëpo me punën e trajnerit dhe angazhimin maksimal do ta mbarojmë sezonin 24-0”, u shpreh Berisha.

Për fund, ai u bëri thirrje të gjithëve që të jenë prezent në palestër të shtunën ku edhe ka organizim me autobusë me nisje nga ora 17:30 nga Hotel Park Plaza.

“Mesazhi im për qytetarët e rahovecit është që të vijnë dhe të na përkahin sepse për ata janë lojtari i gjashtë në fushë dhe kemi nevojë për përkrahje në mënyrë që të gjithë bashkë të shkruajmë histori të bukur për Rahovecin”, përfundoi Albatrit Berisha.

Berisha në ndeshjen e fundit ndaj Kastriotit ishte një prej më të mirëve, duke qëlluar shumicën e tentimeve të tij, teksa ishte edhe solid në mbrojtje. /Rahoveci24/