Alban Veseli zyrtarisht është ende në dyshim për Final 8.

Superylli i KB Rahovecit ka dëmtuar nyjen në udhëtim te Ylli javë mē parë.

U mendua se Veseli mund tē kthehej por ekzistojnë dilema në klub për këtë pasi që as faqja zyrtare asnjë informatë nuk ka publikuar rreth situatës ekipore.

Disa burime tjera tregojnë se Arian Qallaku dhe Leonard Mekaj janë në top formë dhe gati për të performuar në nivelin më të lartë.

Rahoveci ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Trepçës të martën në ora 19:00 dhe me fitore kualifikohet në gjysmëfinale e cila zhvillohet të enjtën dhe ku pret fituesin e duelit Ponte vs Peja.