Superylli i KB Rahovecit, Alban Veseli, është në gjendje të keqe shëndetësore dhe i pa aftë për lojë.

Burime pranë ekipit kanë treguar për Rahoveci24 se Veseli njoftoi trajnerin Marjan Ilievski me gjendjen e tij duke u treguar i plogësht në stërvitjen e mëngjesit, pasi përdori antibiotikë për shkak të një dëmtimi në buzë në ndeshjen ndaj Trepçës.

Rahoveci24 ka kontaktuar Alban Veselin duke pyetur nëse është e vërtet që ai nuk mori pjesë në “shootaround”.

Ai konfirmoi një gjë të tillë, dhe tha se nuk është në gjendje për lojë, por përkundër gjendjes së tij do të luaj i sëmurë vetëm e vetëm për të fituar Rahoveci dhe për të respektuar trajnerin Marjan Ilievski.

“Trajneri më ka përkrahur nga momenti i parë dhe jam i bindur se së bashku mund t’ia dalim ndaj Vllaznisë shumë të fortë. Falënderoj trajnerin për besimin dhe përkrahjen, ai vendos nëse do të luaj, por unë jam i gatshëm edhe në këtë gjendje të jap maksimumin tim për qytetin, tifozët Rahovecin dhe trajnerin tim”, u shpreh Veseli.

Rahoveci luan ndaj Vllaznisë nga ora 19:00. Në bankë do të jetë edhe Arian Qallaku por nuk pritet që Markan Ilievski të rrezikojë me të.