Vetëm ditë më parë ishim dëshmitarë të një aksidenti të tmerrshëm brenda qytetit të Rahovecit.

Por, aksidente të shumta ka çdo ditë në gjithë komunën.

Ka disa propozime për ta zgjuar komunën nga gjumi i ëmbël, siç janë:

1. Pengesa të vdekura dhe shtim i sinjalizimit në rrugët “Xhelal Hajda – Toni”, “Gëzim Hamza – Piktori” dhe “28 Nëntori”.

2. Të bëhen njëkahëshe rrugët “Gëzim Hamza – Piktori” dhe “28 Nëntori”.

Mbetet të shihet nëse drejtorët e shumtë të angazhuar në rrjetet sociale do të mendojnë për zgjidhjen e këtij problemi, para se të ketë viktima në rrugë.