Janë përcaktuar duelet e gjysmëfinales së turneut të pavarësisë, pasi skuadra e Drenocit është eliminuar për shkak të thyerje së rregullës kryesore – kanë marrë pjesë tri lojtarë aktiv teksa me rregulla lejohet vetëm pjesëmarrja e dy lojtarëve aktiv.

Komisioni i turneut pasi vërtetoi me dëshmi se tri nga lojtarët e Drenocit janë lojtarë aktiv, atëherë automatikisht ata edhe u eliminuan nga ky turne.

Pas verifikimeve në Federatën e Futbollit të Kosovës të cilën e kërkoi Artvision, u konstatua se tre nga lojtarët e Drenocit janë aktiv dhe kanë librezat e regjistruara në federatë si lojtarë aktiv profesional.

Kështu, Artvision do të përballet me Agronomin në fazën gjysmëfinale, ku Agronomi llogaritet favorit falë veteranëve me eksperiencë të madhe, e ku pritet të shkëlqejë Isa Eminhaziri. Megjithatë, për Artvision ka shfaqur paraqitje të mira këtë turne Ilir Pallqa, i cili me aftësitë teknike mund të befasojë kundërshtarët.
josha
Në anën tjetër Bodrumi i Vjetër do të takohet me ekipin e Rinisë, dy super forca ofensive, ku Bodrumi i Vjetër deri tani ka shënuar 15 gola në dy ndeshje, e ku janë të rrezikshëm Haxhibeqiri, Mustafa dhe Ilir Bekeri, i cili shkëlqeu me hettrik në ndeshjen e kaluar.

Te Rinia i gjithë ekipi është i kompozuar në mënyrë perfekte dhe në ndeshjen e dytë nuk lejuan befasi pasi ishin pranë eliminimit nga n’Qosh Bari që bëri një rikthim sensacional por që nuk mjaftoi për t’i eliminuar. Besjan dhe Armend Tara shquhen për lojën e tyre të bukur në sulm, teksa Bajram Krendali e Mirlind Dema do të jenë shtyllat që do t’i shtyjnë dy të parët përpara.

Ndeshjet fillojnë nga ora 14:30, ku edhe finalja sot do të zhvillohet me fituesit nga këto dy duele. /Rahoveci24/