Shtabi Zgjedhor i AAK-së në Rahovec ka reaguar ndaj ankesës së PDK-së për rinumërim të votave në këtë komunë, e cila thotë se asgjë nuk mund ta lëkundë verdiktin e qytetarëve të Komunës së Rahovecit.

Komunikata e plotë e AAK-së:

“Asgjë nuk mund ta lëkundë verdiktin e qytetarëve të Komunës së Rahovecit”

Rezultati i zgjedhjeve të balotazhit në Rahovec është ky:

AAK-Smajl Latifi 10.483 vota;

PDK-Idriz Vehapi 10.197 vota.

Pra, kryetari i ardhshëm i Rahovecit, Smajl Latifi prin me 286 vota. Votat me kusht janë 262, kurse 9 nga diaspora. Edhe sikur të ishin 100% e këtyre votave për kandidatin e PDK-së, gjë që nuk qëndron, rezultati nuk mund të ndryshojë sërish.

Duke e parë situatën e pa shpresë, shtabi i degës së PDK-së në Rahovec ,ka ushtruar të drejtën e ankesës në PZAP për kontestim rezultati aty ku kanë dalë si humbës (VËREJTJE – gjatë ditës nuk ka pasur asnjë arsyetim nga ana a shtabit të PDK-se për 3 vendvotimet e përmendura në ankesë).

1.Kontestohet rezultati në VV-01R – Fortesë, kinse ne procesverbalin që eshtë nënshkruar nga të gjithë anëtarët e komisioneve pa asnjë vërejtje dhe ankesë ka te bejë me nr.e votave që ka fituar PDK-ja në ketë VV. PDK ankohet se janë 150 vota për kandidatin e tyre e në procesverbal janë regjistruar kinse 105, ku në fakt në procesverbal janë po aq vota, pra 150. Këtu kemi të bëjmë me një sajesë të qartë ku kërkohet ri-numërimi i votave pa asnjë arsye, sepse numri i votave është i regjistruar aq sa edhe pretendon PDK.

2. Ankesa e dytë është bërë për një vendvotim në Ratkoc – aty ku PDK ka pësuar debakël – pa dëshmi, pa asnjë fakt apo argument, vetëm supozim dhe kërkesë për të përsëritur votimin. Vëmendje – PDK nuk ka paraqitur asnjë fakt apo argument se përse duhet përsëritur votimi.

3. Ankesa e tretë është bërë për vendvotimin në Rahovec – Shfm Isa Boletini. Në këtë VV ka dalë fituese AAK-ja. Ankesa ka të bëjë për “blerje të votave nga ana e aktivistëve të AAK-së” – ndërsa realiteti është krejt i kundërt dhe e deshmojnë faktet e AAK-së: Në fakt, vota kanë blerë aktivistat e PDK-së (konkretisht vëllau i kandidatit të PDK-së, Idriz Vehapi), pastaj nenpunesi civil i komunës është arrestuar – aktivist i PDK-së, vëlla i anëtarit të KKZ në Rahovec nga PDK-ja). Këto dëshmi janë dorëzuar në PZAP nga AAK-ja.

Dëshmitë e dorëzuara nga PDK-ja në ankesë janë disa foto të qytetit të Rahovecit që nuk dëshmojnë asgjë. Aty duken qytetarë në levizje që nuk kanë lidhje me aktivistë të AAK-së.

Shkurtimisht, shumë pluhur për asgjë.

Edhe në ketë VV kërkohet rivotimi, edhe pse procesverbalet janë nënshkruar nga të gjithë anëtarët të komisionit – e prej PDK-se janë katër.

I ftojmë qytetarët e Komunës së Rahovecit, që të mos bien pre e propagandës së PDK-së , se nuk ka asgjë që do ta lëkund verdiktin-besimin e votuesit. Andaj mbesim me besim të plotë se PZAP-pranë KQZ-se në Prishtinë do ta refuzojë ankesën e shtabit të PDK-së, dega në Rahovec.

E rezultati mbetet po ai që është arritur në procesin zgjedhor të dt.19.11.2017.

Fitore e pastër e AAK-së dhe e Smajl Latifit.”