Drejtori për Shëndetësi, Munib Durguti, u gjend para një situate mjaft të vështirë në emisionin “Perspektiva” kur u pyet për punësime jashtë kritereve dhe të familjarizuara, ashtu sikurse një shembull konkret të një mjeku të punësuar me precedent penal.

Rahoveci24 ka gjetur fakte se në Rahovec si mjek është punësuar një person i cili ka pasur precedent penal më parë si i arrestuar për pranim të jashtëligjshëm të studentëve në Universitetin e Prishtinës. Ky person është punësuar në Rahovec tash si mjek, ndonëse më nuk ka të drejt të ushtrojë profesionin e asistentit në UP.

Munib Durguti jep përgjigjen e tij për rastin në fjalë, teksa edhe mundohet të argumentojë mënyrën e punësimit dhe çështjen e kuadrove në emisionin “Perspektiva” përballë Elmaze Mullabazit.

Shikoni emisionin për temën në fjalë nga minuta: