Kështu e cilëson Kryetarin e Komunës se Rahovecit z.Smajl Latifi gazeta online “Ballkani.info” në intervistën e tij të dhënë për “Profil”.

Fakti që zhvillimi i bujqësisë është primar për të,ai tregon edhe me ndarjen e buxhetit prej 1 milion euro për të gjitha sektorët e kësaj lëmie.

Me padyshim që fruti i preferuar i tij është rrushi. Por as me speca nuk është keq.

Kryetari i Rahovecit udhëheqë me komunën me bujqësinë më të zhvilluar dhe më intenzive në Kosovë.

E puna që bëjnë bujqit e asaj ane e bënë tejet krenar kryetarin Smajl Latifi.

Sidoqoftë, aktivisti i kamotshëm politikë ka treguar në intervistën “Profil” për Ballkani.info se ka studiuar Kimi.