KB Rahoveci ka kalendar tejet të ngjeshur.

Brenda 5 ditësh ekipi zhvillon hiç më pak se tri ndeshje, dy në kampionat dhe ndeshjen vendimtare në Ligën Ballkanike.

Të shtunën fillimisht ekipi udhëton në Mitrovicë për tu ndeshur me Trepçën e super përforcuar dhe në drejtimin e ish teknikut të Rahovecit, Neven Plantak, i cili është i motivuar për hakmarrje ndaj ish klubit që e shkarkoi.

Me vetëm 1 ditë pushim dhe pa mundësi stërvitje, ekipi TË HËNËN zhvillon duelin vendimtar në kuadër të Ligës Ballkanike ndaj Vllaznisë. Vetëm fitorja kualifikon cilin do ekip në Final 4 të Ligës Ballkanike.

Ky duel ashtu sikurse ndaj Bashkimit zhvillohet të mërkurën dhe nevojitet përkrahja maksimale e qytetit.