Po pëlqehet tej mase projekti i ri nga Labinot Rexha, “Çika e Babës”.

Ky videoklip i xhiruar para pak ditësh në Rahovec, u tentua të ndalej nga serbët në një nga lagjet e qytetit tonë.

Përkundër përpjekjeve, serbët nuk ndalën xhirimet dhe klipi gjeti publikimin me motive tradicionale shqiptare.

Ky videoklip që ka një tematike të ndjeshme është pëlqyer shumë nga publiku.

Për një ditë, ky projekt ka arritur 100 mijë klikime.

Komentet e shumta në rrjetin social YouTube e konfirmojnë pëlqimin për këtë projekt, që është ndoshta projekti më i madh në karrierën e këngëtarit rahovecian.

Klipi është xhiruar nga Artvision. /Rahoveci24/